Zvicra shpallet sërish vendi më i mirë në botë

16 Mars, 2023 - 12:27 pm

Renditja e përgjithshme e vendeve më të mira mat performancën globale në një sërë metrikash, ku Zvicra sërish u shpall vendi më i mirë në botë për vitin 2022.

Pa dyshim se kjo mund të mos jetë surprizë për ata që njohin renditjet e ndryshme ndërkombëtare dhe e kanë parë Zvicrën të marrë rezultate të larta shumë herë në të kaluarën.

Tani raporti i ri i US News & World Report e ka renditur Zvicrën “më të mirën në botë”.

Arsyeja e pozitës në krye, sipas raportit, është se Zvicra ka “papunësi të ulët, fuqi punëtore të kualifikuar dhe një nga prodhimet më të larta të bruto vendore për frymë në botë. Ekonomia e fortë e vendit mbështetet nga normat e ulëta të taksave të korporatave, një sektor shërbimi shumë i zhvilluar dhe një industri prodhuese e teknologjisë së lartë”.

Nga 10 kriteret mbi të cilat janë vlerësuar vendet, Zvicra ka marrë 100 pikë (nga 100 maksimumi) për sensin e saj të biznesit, duke u renditur gjithashtu lart (96.7) për cilësinë e jetës. / albinfo.ch / KultPlus.com

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Të ngjajshme