124 vite nga lindja e nobelistit japonez Jasunari Kavabata

14 Qershor, 2023 - 9:30 am

Sot janë bërë 124 vite nga lindja e shkrimtarit japonez Jasunari Kavabata, shkruan KultPlus.com

Jasunari Kavabata  lindi në Osaka, Japoni më 14 qershor 1899 dhe vdiq më 16 prill 1972.

Ai është nobelist japonez. Puna e tij e parë më e madhe që do t’i jepte famë mes letrarëve japonezë do të ishte historia e shkurtër “Kërcimtarja nga Izumi” e shkruar më 1925.

Më vonë u bë edhe lideri i një shkolle shkrimtarësh japonezë, të cilët konsideroheshin për stilin e tyre lirik mbresëlënës, në krahasim me letërsinë proletare të vitit 1920.

Novelat melankolike të Kavabatës, zakonisht trajtojnë me finesë dhe delikatesë marrëdhëniet midis një burri dhe një gruaje. Për shembull libri “Dashuri në vendin me dëborë” shkruar më 1956 (që ishte edhe libri me të cilin ai do të fitonte Çmimin Nobel), trajton historinë e një geishe me një biznesmen të ftohtë nga Tokio.

Më 1968, Kavabatës iu dha  Çmimi Nobel. Ai ishte japonezi i parë që e mori këtë titull në fushën e literaturës. Shumë vite më vonë, ai do prekej nga probleme shëndetësore dhe psikologjike, duke i dhënë jetës fund me vetëvrasje më 16 prill 1972 

Disa nga veprat e tij më të njohura janë:

1926 – Kërcimtarja nga Izumi (përkthyer në shqip)
1935 – 1937 – 1947 – Dashuri në Vendin me Dëborë (përkthyer në shqip)
1951 – 1954 – “Mjeshtri i Go” – The Master of Go (jo e përkthyer në shqip)
1942 – 1952 – Thousand Cranes (jo e përkthyer në shqip)
1949 – 1954 – “Tingulli i Malit” – The Sound of the Mountain (jo e përkthyer në shqip)
1954 – “Liqeni” – The Lake (jo e përkthyer në shqip)
1961 – “Shtëpia e Bukurosheve të Fjetura” – The House of the Sleeping Beauties (histori të shkurtra)
1962 – “Kryeqyteti i Vjetër” – The Old Capital
1964 – “Bukuri dhe Trishtim” – Beauty and Sadness

Palm-of-the-Hand Stories
Dëbora e Parë mbi Fuji – First Snoë on Fuji (jo e përkthyer në shqip)
Histori të tjera (jo të përkthyera në shqip)/KultPlus.com

Të ngjajshme