17 vite nga vrasja e gazetares që raportoi për krimet ruse në Çeçeni, Anna Politkovskaya

7 Tetor, 2023 - 6:25 pm

Ana Politkovskaya, e lindur në vitin 1958 dhe e vrarë në Moskë më 7 tetor 2006, është një ndër gazetaret e rralla gë ka informuar publikun në mënyrë të pavarur, për krimet gë ka bërë ushtria ruse gjatë luftës në Çeçeni. Gazetare e ” Gazeta o Re”, ajo është arrestuar e kërcënuar se do ta dënonin me vdekje, për qëndrimin e saj opozitar ndaj makinës represive shtetërore, pasi ka denoncuar shkeljen e të drejtave të njeriut në Çeçeni, përcjell KultPlus.

Në shtator të vitit 2004, ndërsa tentonte të shkonte në Osetinë e Veriut për të ndjekur rrëmbimin tragjik të fëmijëve në shkollën e Beslanit, ishte pre e një helmimi, për të cilin ajo e akuzoi shërbimet sekrete ruse.

Për veprimtarinë e saj fisnike ajo është vlerësuar nga shumë institucione prestigjioze, ndër të cilat: Çmimi Penda e Artë, për vitin 2004 nga Bashkimi i Gazetarëve të Rusise, Çmimi i Madh për Gazetarinë, i akorduar në vitin 2001 nga Global Award for Human Rights, seksioni anglez i Amnesty International për Çmimin për Gazetarinë e Demokracisë, i akorduar në vitin 2003 nga OSBE, e të tjera./ KultPlus.com

Të ngjajshme