178 vjet nga lindja e poetit dhe folkloristit arbëresh, Bernard Bilota

23 Nëntor, 2021 - 10:30 pm

Bernard Bilota ishte poet, gjuhëtar, folklorist arbëresh nga Frasnita e Kozencës. Bilota lindi 178 vite më parë. Ishte një ndër nismëtarët e dy kongreseve gjuhësore arbëreshe të mbajtura në Koriljano Kalabro (1895) dhe në Lungër (1897). Folkloristi arbëresh Bernard Bilota lindi më 23 nëntor 1843.

Bilota botoi në shqip dy vepra me lirika të vogla të tipit romantik dhe në italisht pesë vepra studimore me karakter gjuhësor, arkeologjik e historik.

Në nëntor 1870, poeti arbëresh Bernard Bilota, filloi të shkruajë poezinë satirike me 1500 vargje të titulluar “Mërkuri i Dorsit”. Me këtë kryevepër, trajtoi nevojën për të luftuar padrejtësitë shoqërore.

La në dorëshkrim poemën “Shpata e Skënderbeut në Dibër të poshtme”, e cila u botua në Tiranë më 1967. Bernard Bilota ka lënë pa botuar mjaft vepra me interes për njohjen e zakoneve, jetës e gjuhës së popullit arbëresh. / KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme