28 vjet nga vdekja e shkrimtarit dhe publicistit, Andrea Varfi

21 Shkurt, 2020 - 12:30 pm

Andrea Varfi ka qenë publicist, përkthyes dhe shkrimtar shqiptar, shkruan KultPlus.

Ka lindur në Qeparo, ishte mësues fshati. Mësimet e para i mori në vendlindje, pastaj ndoqi Shkollën Tregtare të Vlorës ku ishin edhe Petro Makro, Mehmet Shehu e Shefqet Musaraj.

Në vitin 1947 burgoset dy vjet me Petro Markon, Jusuf Vrionin, Lazër Radin dhe Mitrush Kutelin. Varfi bën një raport për gjuhëtarin Eqrem Cabej, me nofëkn “Dhelpëri”.

Krijimtaria e tij nis në vitet ’30 me Nonda Bulkan, Dhimitër Shuteriqin, Migjenin. Poezitë dhe proza e shkruar para dhe pas Çlirimit u përmblodh në dy vëllime letrare, në vitin 1989.

Andrea Varfi përktheu përmbledhjen e vetme poetike të Pashko Vasës “Rose e spine” me titull “Trëndafila dhe gjemba”. /KultPlus.com

Të ngjajshme