5 libra nga nobelisti Gabriel Garcia Marquez që duhet t’i lexoni

6 Mars, 2019 - 7:00 pm

Sot, para  92 viteve në Aracataca të Kolumbisë ka lindur nobelisti Gabriel Garcia Marquez. Marquez ka lënë pas një pasuri të vërtet librash, KultPlus ju sugjeron që të paktën pesë prej tyre ti lexoni patjetër.

Njëqind vjet vetmi – 1967

“Njëqind vjet vetmi” është një novel e cila bazohet në historinë e familjes Buendia në qytetin e Makondos. Kjo është vepra e cila i dha famë ndërkombëtare shkrimtarit të njohur kolumbian. Bestselleri i Marquez i dha një dimension tjetër letërsisë amerikano-latine.

Vjeshta e patriarkut – 1975

Kjo poemë është e bazuar në jetën e një diktatori “imagjinar” të cilin Marquez e ka krijuar në bazë të variteteve të disa diktaorëve si Gustavo Rojas Pinilla, Francisco Franco dhe Juan Vicente Gómez. Nga kërkimet e Institutit Spanjoll të Librave, “Vjeshta e patriarkut” është libri më i shitur në vitin 1975, në Spanjë.

Dashuria në kohën e kolerës – 1985

Novel e bazuar në histori familjare, “Dashuria në kohën e kolerës” tregon se si dashuria midis Florentino Arizo dhe Fermina Daza prishet nga martesa Ferminas me një doktor i cili përpiqet të zhdukë kolerën. Pas largimit të tij Florentino rikthehet pas 60 vjetësh.

Gjenerali në labirinthin e tij – 1989

Kjo novel i kushtohet Simon Bolivar, i cili çliroi Kolumbinë nga pushtimi spanjollë në shekullin e 19. Novela shkaktoi një stuhi të vërtet në Amerikën e Jugut kur u publikua për herë të parë.

Kronikë e një rrëmbimi – 1996 Tematika e librit bazohet në rrëmbimet e organizuara nga kartelat e drogës në Kolumbi, të udhëhequra nga trafikanti i famshëm Pablo Escobar. Fillimisht libri është publikuar në spanjisht në vitin 1996, për tu përkthyer një vit më vonë në anglisht./ KultPlus.com

Të ngjajshme