55 vjet nga vdekja e poetit Thomas Eliot

4 Janar, 2020 - 9:30 pm

Thomas St. Eliot u konsiderua si një nga poetët kryesorë të shekullit XX.

Thomas Stearns Eliot ka lindur në Misuri, më 26 shtator të vitit 1888. Ka jetuar në St. Louis gjatë 18 viteve të para të jetës së tij dhe ndoqi më pas Universitetin e Harvardit. Më 1910 u largua nga Amerika për të shkuar në Sorbornë. Prej atje u vendos në Paris ku qëndroi jo më shumë se 1 vit. U rikthye në Harvard për të ndjekur doktoraturën në filozofi. Gjatë qëndrimit në Londër u ndikua shumë nga bashkëkohësi i tij Ezra Pound, i cili i pranoi poezitë e tij dhe arriti t’i botonte në disa revista më 1915.

Libri i tij i parë me poema titullohet “Prufrock dhe vëzhgime të tjera” që pa dritën e botimit më 1917. Me botimin e “Tokës së humbur” më 1922, tashmë të konsideruar nga shumë studiues si vepra më poetike e shekullit të 21, reputacioni i Eliotit nisi të rritej jashtëzakonisht; më 1930 dhe për 30 vitet e ardhshme, ishte figura më dominuese në poezi dhe në kritikën letrare sidomos të vendeve ku flitej anglisht.

Si poet, transmetoi tërheqjen e tij për poetët anglezë të shekullit 17 (sidomos John Donne) dhe poetët simbolistë francezë (ku përfshihen Baudelaire dhe Laforgue). Poemat e tij në shumë drejtime lidhnin zhgënjimin e brezit të pas luftës me vlerat dhe traditën. Si kritik letrar, kishte një ndikim të madh në shijen letrare, duke parashtruar këndvështrime që bazoheshin në konservatorizmin shoqëror dhe fetar. Tomas Eliot ka marrë çmimin Nobel për Letërsi më 1948. Vdiq në Londër më 4 janar të vitit 1965. /Albert Vataj /KultPlus.com

Të ngjajshme