64 letrat intime të Dritëro Agollit dhe Sadijes, vijnë në një libër (VIDEO)

27 Mars, 2018 - 2:24 pm

“Dashuri në moshën e Krishtit” është libri i ri nga botimet “Dritëro” që përmban letrat intime të Dritëro Agollit shkruar për Sadijen në vitet 1964-1965, menjëherë pas njohjes dhe lidhjes së fortë me njëri-tjetrin, shkruan KultPlus.

Njëri në Tiranë e tjetri në Shkodër, gjatë atyre dy viteve pritjeje për t’u bashkuar për gjithë jetën, ata shkruan shumë letra dashurie. Letra shkroi dhe Sadija për Dritëro Agollin, dhe ato përfshihen në këtë vëllim. Janë 44 letra të shkruara nga Dritëroi dhe 20 nga Sadija.

Kanë qenë pa dyshim më shumë, por, në fashikullin Letërkëmbimi me Sadijen, 1964-1965, që shkrimtari e kishte sistemuar në gjallje të tij si një koleksion i gatshëm për botim, kaq janë ruajtur.

Redaktor dhe studiues Shaban Sinani ndërsa kopertina Ormira Lulani./ KultPlus.com

Të ngjajshme