68 vite nga vdekja e nobelistit Thomas Mann

12 Gusht, 2023 - 10:00 am

Sot janë bërë 68 vite nga vdekja e nobelistit gjerman Thomas Mann, shkruan KultPlus.

Thomas Mann ka lindur në Lübeck, 6 qershor 1875. Ai ishte një shkrimtar gjerman dhe një nga figurat më të rëndësishme të letërsisë, gjatë shekullit të XX.

Ai ishte një romancier gjerman dhe tregimtar, kritik shoqëror, filantropost dhe eseist, i cili fitoi çmimin Nobel në letërsi në vitin 1929.

Që në vitin 1901 publikoi romanin, Budenbroket si dhe novelat si Tonio KrögeriTristani dhe Vdekje në Venecia.

Ai njihet për serinë e tij të romaneve dhe novelave shumë simbolike dhe shumë ironike, të dalluara për thellësinë e tyre në psikologjinë e artistit dhe intelektualit.

Analiza dhe kritika e tij mbi shpirtin evropian dhe gjerman përdor rrëfenja gjermane dhe biblike të modernizuara si dhe ide nga Goethe, Nietzsche dhe Schopenhauer.

Vëllai i tij më i madh ishte shkrimtari radikal Heinrich Mann, ndërsa tre nga gjashtë fëmijët e tij, Erika Mann, Klaus Mann dhe Golo Mann, u bënë gjithashtu shkrimtarë të rëndësishëm gjermanë.

Kur Hitleri erdhi në pushtet më 1933, Mann u arratis për në Zvicër. Pas shpërthimit të Luftës së Dytë Botërore më 1939 ai iku në Shtetet e Bashkuara nga ku u kthye në Zvicër më 1952. Thomas Mann është një nga eksponentët më të njohur të letërsisë së quajtur Exilliteratur, (Letërsia nga ekzili).

Vdekje në Venecia është një vepër e tij e përkthyer në gjuhën shqipe.

Ai ka vdekur në Zürich, 12 gusht 1955./KultPlus.com

Të ngjajshme