95 vjet nga lindja e shkrimtarit Milan Kundera

1 Prill, 2024 - 4:30 pm

Si sot në vitin 1929 në Çeki të perandorisë komuniste të lindjes erdhi në jetë Milan Kundera. Kundera vetë shpesh bënte shaka që kishte lindur në ditën e gënjeshtrave. I dukej ironike pasi ai ishte një romancier. Por që e donte tepër muzikën…E deshi dhe gjuhën frënge, aq sa pasi u zhvendos në Francë nguli këmbë që gjithë vepra e tij të kategorizohej si letërsi franceze.

Profesioni i tij në njëfarë mënyre ishte të thoshte gënjeshtra, të rrëfente histori të bukura, të joshte dhe të gënjente njerëzit. Kjo dhe e bënte të qeshte. Gënjeshtra. Kundera ka shkruar shumë libra me ese(Testamentet e tradhtuara, Një takim), Kundera ka shkruar shumë romane (Lehtësia e padurueshme e qenies, Shakaja) por asnjëherë nuk i është afruar poezisë. Publicistikës dhe politikës po. Disa nga librat e tij më të mirë hapen me anekdota politike (Libri i të qeshurit dhe harresës) ose ka shkruar mirëfilli për politikë (Një perëndim i rrëmbyer).

Arsyeja, si e thashë më herët, është se Kundera nuk është shkrimtar, është romancier. Për të nuk ka rëndësi përmbajtja sa forma, subjekti sa kompozimi, realizimi i idesë sa ideja. Kundera është një romancier i kursyer në fjalë por krenar që është i tillë në traditën e romanit të madh. Orhan Pamuk thotë se për Kunderën nuk ka rëndësi forca apo shkëlqimi i pikëpamjeve të tij sa zemërimi, ose, më mirë mënyra e të shprehurit të tyre nepërmjet zemërimit. Kundera e vë veten në të njëjtin rang me Servantesin dhe Kafkën. Dhe ka të drejtë.

“Lehtësia” është një kryevepër e letërsisë botërore por jo më shumë se “Pavdekësia” apo “Ngadalësia”. Që nga viti i kaluar letërsia botërore ka një gjeni më pak. Historia e letërsisë fitoi një figurë të re në panteonin e saj, në panteonin e artistëve të jashtëzakonshëm. / Tema / KultPlus.com

Të ngjajshme