займ на карту онлайн потребительский кредит

“Agim Gjakova në letrat shqipe” solli një pasqyrim të thellë mbi veprat e Agim Gjakovës

Prill 13, 2019 - 3:18 pm


Bibloteka Kombëtar e Kosovës sot ka mbajtur  tryez shkencore  për poezinë dhe prozën e shkrimtarit Agim Gjakova, të krijuara gjatë jetës dhe krijimtarisë së tij në Kosovë e në Shqipëri, shkruan Kult Plus.

Tryeza shkencore e titulluar “Agim Gjakova në letrat shqipe” mblodhi shkrimtarë dhe studiues të gjuhës dhe letërsisë nga  Kosova dhe Shqipëria për të interpretuar një  pasqyrim sa më të thellë mbi veprat e Agim Gjakovës.

Këtë tryezë e hapi gazetarja, Vera Pelaj e cila shtjelloi tek publiku një pjesë të jetës dhe torturave nëpër të cilat kishte kaluar shkrimtari atë kohë.

“Agim Gjakova mbaroi shkollën normale në Gjakovë, kurse studimet i ndoqi në Beograd në fakultetin filozofik, fryma atdhetare nuk e la të qetë edhe atje dhe bashkë me shokët formoi shoqatën e studentëve shqiptarë në Beograd  “ Përpjekja në gojën e ujkut” në kohë kur sundonte Rankovici dhe torturoheshin e vriteshin shqiptarët e Kosovës në reprezalën e ashtuquajtur “Aksioni për Mbledhjen e Armëve”. U burgos tri herë me gjithë torturat ku ia thyen edhe dhëmbët nuk pranoi asgjë, kështu  u munduan  të ia shkatërronin edhe sistemin nervor për tu dorëzuar , por Agim Gjakova nuk firmosi asnjë shkresë, pasi ia hoqën shtetësinë me arsyetimin se kishte lindur jashtë Jugosllavisë,  herën e tretë e arrestuan dhe e dërguan në kampin e përqëndrimit dhe i thanë se nuk del më kurrë i lirë në tokën e Jugosllavisë” tha Prelaj.

Më 27 maj të vitit 1960 zyrtarët e UDB-së e  kishin nxjerrë shkrimtarin në kufirin shqipëtar si person të padëshiruar për jugosllavin. Kështu duke dashur që ti bënin luftë nervash  e lanë për 3 muaj e gjysëm pa punë dhe pa pagë. Por stoicizmi i Agim Gjakovës në përballje me buzëqeshje dhe humorë aq karakteristike për të gjatë gjithë jetës edhe sot e kësaj dite e përballoj edhe atë sfidë.

Një dosje prej 1128 faqesh e  marrë nga Sigurimi i Shtetit tregon për figurat publike të cilët janë marrë me Agim Gjakovën në kohën e Jugosllavi.

“Unë  kam dosjen e sigurimit të shtetit për Agim Gjakovën,  pothuajse mbi 20 vjet u mbikëqyrë, u vëzhgua u përgjua u hetua në Shkodër, në Kukës, Berat, Lushnjë, e Fier, Mirditë, Durrës, Kavajë. Për ndonjë lidhje të këtij agjenti të rrezikshëm. Në dosje janë  104 ermra ku përfshihen drejtorë, oficerë dhe operativ të sigurimit të shtetit, të cilët janë marrë drejtpërsëdrejti apo tërthorazi me Agim Gjakovën si armik i rrezikshëm kundër partisë së pushteti, si agjent i mundshëm i UDB-së” është shprehur Prelaj gjatë fjalimit.

Këto mbikëqyrje për shkrimtarin Gjakova kishin qenë të egra, banale, vulgare dhe me presion psikologjik.

Për të vazhduar me tej,  fjalën e morri akademiku Anton Nikë Berisha i cili shprehi disa veçanti të poezisë së Agim Gjakovës.

“Poezia e Agim Gjakovës mundë të shërbej si shembulli i mirëfilltë,  e krijuar në një kohë prej 60 vitesh, poezia e tij lindi, përftoj mbi plagët dhe dhembjet që bartë poezia që në të njëjtën kohë kanë paraqitur plagët dhe dhimbjet e tij. Poezia e tij si art i fjalës dëshmon se ajo është një nga format më të ngritura dhe më të gjensishme për të shpluar botën e brendshme por edhe botën e njerëzve  kudo që ata jetojnë e veprojnë. Ajo ndihmon sa për të njohur  më thellësisht botën po aq edhe për ta krijuar atë përmes artit letrar. Poezia e Agimit na kujton atë që thoshte një nga poetët më të mëdhenj Azem Shkreli, ‘mbase s’ishte fjala ishte heshtja e tij’, nganjëherë poezia dhe heshtja te Agimi ka këtë kuptim” u shpreh Berisha

Për ti dhënë një interpretim edhe më të thellë poezisë së shkrimtarit Gjakova, fjalën e mori studiuesi Behar Gjoka, i cili interpretoi në dy rrafshe veprimtarinë e shkrimtarit.

“Dimensionet shkrimore, marrëdhënia me shkrimin e veçmas me letërsinë qysh në krye të herës ka zgjuar interes tek lexuesi kështu ka arritur të tërheqë vëmendjen e kritikës dhe studimeve letrare, për labërimin e zhanreve, parapëlqimi i vlerave të teksteve të shkruara së pari lidhet me laramaninë, epo kaq ndërthuret me zërin e krijuesit të pa etur, poeti që ka shpërfaqur përmasat e plota të epikës dhe lirikës. Në publicistikën e Gjakovës gjenë vend gjerësisht edhe problematika e demokracisë e shoqërisë shqiptare duke u kthyer në një trajtues mendjehollë i proceseve demokratike në të dy Shqipëritë, në atë Londineze dhe Euroatlantike” tha Gjoka.

Studiuesi i letërsisë shqipe, Prend Buzhala gjatë fjalimi të tij tregoi se si romanet e Gjakovës i bashkon njerëzorja.

“Të gjitha romanet e Agim Gjakoës i bashkon njerëzorja si gurthemeltar i cilësisë njerëzore, ironizohet edhe si qetësi artistike, të gjitha shtrihet për gërmimin e triumfin e vlerave etike të ndërgjegjes së pasur, mbase ta ketë njohur të keqen dhe lirinë, të mirën dhe robërinë, gjithçka i detyrohet një urdhëri etik të tmerrshëm, njerëzorja e mira dhe liria perceptohen në radhë të parë si kategori estetike” u shpreh Buzhala

Krejt në fund një fjali për këtë tryezë shkencore nuk la pa thënë edhe vetë autori i cili u shpreh tejet i kënaqur që është i rrethuar nga miq të tillë që e vlerësojnë krijimtarinë e tij.

“Këtë organizim e kanë bërë shokët e mi, dhe jam krenar që i kam shokët të tillë qoftë nga Shqipëria  apo Kosova. Unë jam përpjekur që të ju lë brezave që vijnë një porosi, një pjesë nga  përvoja jetësore e përplasjeve, e vuajtjeve jo vetëm të miat po edhe të kombit dhe të popullit tim që ta dinë se çfarë kemi kaluar, sepse një popull që nuk e njeh vetveten, ai vetëm fillon zbehet” është shprehur Gjakova për KultPlus/ Xh.Uka

Të ngjajshme