‘Ajo qesh me politikanët e Atdheut të saj, i duken si kukulla’

8 Shkurt, 2021 - 1:20 pm

Flutura Açka

Fragment nga ‘Kukullat nuk kanë atdhe’

Matrona do t’i nxjerrë jashtë ato, vajzat e saj, nëpër këtë qytet të mbushur me plehra, pasi ata që merren me plehra, merren edhe me politikë dhe s’kanë kohë për plehrat; nëpër këtë qytet që vjen era kurvëri, sepse seksin ata e kanë kthyer në kurvëri, pikërisht qytetarët që shpikën institucionin e Besës. Në këtë qytet të ndyer nga padrejtësia. Të së Drejtes te dhënë nga E Drejta, shkruar të zezë mbi të bardhë. Padrejtësia qe kthyer padenjësisht në zemrat e një Atdheu të lodhshëm. I drejtuar nga një shtet i shkërmoqur, i tredhur nga politika.

Matrona lodhet me zërin e politikanëve dhe i kthen ata në hije duke ia ulur zërin televizorit. ajo qesh me politikanët e Atdheut të saj se i duken si kukulla kur ua heq fjalët, me pamje prej manekinësh e levizje marionetash. / KultPlus.com

Të ngjajshme