Alban Fejza sjell librin “Çeta”, konsiderohet krijimi letrar më fisnik i shkrimtarit

18 Nëntor, 2022 - 3:27 pm

Shkrimtari Alban Fejza po sjell librin “Çeta”, promovimin e së cilit pritet ta bëjë javën që vjen, shkruan KultPlus.

“Çeta” është krijimi letrar më fisnik i shkrimtarit. Si i tillë, ai grumbullon shkrime dhe përmbledh mbi njëqind faqe të fjalëve që sillen si shembuj për të sqaruar më mirë sheshin e veprimeve të mendimeve të ndikuara. Kuptimi që merr në vazhdimësi, rrjedhë si ujë i ftohtë për pastrimin e mendjes.

Promovimi i librit do të bëhet më datë 22 nëntor, në librarinë Dukagjini nga ora 19:00 deri në ora 20:00. / KultPlus.com

Të ngjajshme