‘Albanian Excellence’, boton Antologji për fëmijët e Preshevës

18 Janar, 2020 - 12:34 pm

‘Albanian Exellence’ ka bërë të ditur se do të botojë një Antologji të fëmijëve nga Lugina e Preshevës, të cilët janë të talentuar në fushën e letërsisë, shkruan KultPlus.

Antologjia pritet të botohet nga shtëpia botuese ‘Onufri’, të shpallur mbi bazën e një memorandumi të nënshkruar mes Komunës Preshevë dhe Albanian Excellence, si Viti i Preshevës nën moton , “Ne jemi me Preshevën“.

Botimi i kësaj antogjie është ideuar nga ‘Albanian Excellence’ dhe mbështetur nga Biblioteka e qytetit “Mehmet Jusufi “.

Botimi i kësaj Antologjie konsiderohet të jetë një iniciativë që meret për herë të parë, si një kujtim shumë simbolik dhe poaq fisnik për fëmijët e Preshevës, që kanë dëshirë të shkruajë letërsi në gjuhën e tyre amtare.

Drejtoresha ekzekutive e Albanian Excellence, Flora Nikolla, tha se kjo është një nga nismat më të bukura që qendra të cilën ajo drejton ka marrë në nisje të ‘Vitit të Preshevës’.

“Duke gëzuar e duke stimuluar të rinjt, ne stimulojmë dhe gëzojmë të ardhmen”, tha zonja Nikolla.

Reshat Neziri, drejtor i bibliotekës së qytetit “Mehmet Jusufi”, në Preshevë, është shprehur pak kohë më parë entuziast për botimin e dy Antologjive që do të pëfshijnë tregime dhe poezi nga fëmijë të talentuar të qytetit të skajshëm të kombit.

Neziri duke mbështetur këtë nismë të Albanian Excellence, ka potencuar se, është bukur që së bashku do të realizojnë këtë projekt në përkrahje të talentëve të fjalës së shkruar.

Ndërkohë grupi i punës që po punon për mbarëvajtjen e kësaj Antologjie e përbërë nga gazetarët Ardita Behluli dhe Hasan Hasani. Ata janë takuar ditët e fundit , personalisht me drejtorët e shkollave të qytetit dhe të rrethinave, të cilët ju kanë dorëzuar dorëshkrimet e fëmijëve.

Mësuesit gjatë këtyrë takimeve, janë shprehur të ngazëllyer për krijimet e fëmijëvë të cilët kanë sjellë një numër të konsiderueshëm të poezive me tematikë si dashuria për Shqipërinë, prindërit, gjuhën shqipe, ashtu dhe për probleme të ndryshme sociale që i shqetësojnë në të përditshmen e tyre etj.

Pas grumbullimit të shkrimeve, juria e përzgjedhur për këtë event të rëndësishëm. do të bëjë përzgjedhjen e poezive më të mira.

Libri është menduar qe të jetë gati në pranverën e vitit 2020, kur mbyllet dhe faza e parë e memorandumit mes Albanian Excellence dhe Komunës së Preshevës. / KultPlus.com

Të ngjajshme