Albanologu japonez Kazuhiko Yamamoto me ligjëratë në Prishtinë

22 Gusht, 2017 - 10:50 am

Klubi i Shkrimtarëve të Kosovës (KSHK), në kuadër të aktiviteteve të tij kulturore, ka nderin të ketë mysafir të tij albanologun japonez, Kazuhiko Yamamoto. Me këtë rast, ai para të pranishmëve do ta mbajë një ligjëratë rreth kërkimeve të tij në sfera të ndryshme albanologjike, përcjellë KultPlus.

Titulli i ligjëratës do të jetë “Kanuni, etika, antropologjia, metafizika dhe problemet etike të njerëzimit”.

Përpos ligjëratës, KSHK do ta organizojë edhe promovimin e librit “Kodi zakonor fisnor dhe konceptet e Biblës hebraike”, të albanologut të lartpërmendur japonez, Kazuhiko Yamamoto.

Përpos autorit në fjalë, për librin do të flas edhe shkrimtari e albanologu, Gëzim Aliu, që është njëkohësisht edhe përkthyes i tij.

Ky aktivitet do të mbahet nesër nga ora 12:00, në Institutin Albanologjik të Prishtinës, salla e rrumbullakët. / KultPlus.com

Të ngjajshme