Ambasadorja Haxhitasim për librin e Buxhovit: Është nder të promovosh historinë e Kosovës

3 Qershor, 2021 - 8:30 pm

Së fundi është përkthyer në gjuhën italiane “Për ty Toka ime – Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit”, libër nga autori Jusuf Buxhovi, dhe për këtë përkthim është shprehur të jetë e nderuar edhe ambasadorja e Kosovës në Itali, Lindita Haxhitasim. KultPlus ju sjell të plot reagimin e saj.

Është nder të promovosh historinë e #Kosovës 🇽🇰përmes rrëfimeve të fakteve historike, të cilat për shekuj me radhë na kanë bërë krenarë për identitetin tonë.

“Për ty Toka ime – Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit” e shkrimtarit dhe historianit tonë të mirënjohur Jusuf Buxhovi, tani i botuar edhe në gjuhën italiane 🇮🇹nga shtëpia botuese #ArmandoEditore, ka kontribuar në forcimin e rrënjëve 🇪🇺të popullit tonë./ KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme