Antonio ka shpikur bibliomotoçikletën dhe me të udhëton në çdo qytet

13 Dhjetor, 2018 - 11:00 am

Antonio La cava një ish mësues i shkollës fillore, me anë të një motoçiklete që ai e quan “biblomotoçikleta” shpërndan libra për nxënës të këtyre shkollave në të gjithë vendet dhe fshatrat e Basilikata të Italisë.

Ai udhëton çdo ditë nëpër vende të ndryshme të komuniteteve të largëta për tju dërguar nxënësve libra të cilët nuk janë të aksesueshme.

“Biblomotoçikleta është një bibliotekë udhëtuese, që dërgon libra aty ku është e nevojshme për ti mos i mohuar asnjë fëmije të drejtën për të pasur librin që ai dëshiron…unë dua të jap idenë se çdo libër mund të arrijë kudo, kjo me jep mua ndjenjën se po bëj diçka të drejtë” shprehet ai, përcjellë tiranapost.

Ky projekt sipas tij inkurajon leximin, shkrimin madhe dhe filmat e inspiruar nga librat./ KultPlus.com

Të ngjajshme