“Asgjë më hyjnore se jeta nuk ka”

16 Korrik, 2019 - 3:30 pm

Thënie nga Osho

Osho, ishte mësues i famshëm, filozof dhe themeltar i lëivzjes Rajneesh. Gjatë jetës së tij ai qe udhëheqës i kësaj lëvizjeje fetare dhe mistike. Në vitet 60’, udhëtoi nëpër Indi si ligjërues publik dhe ishte kritik i socializmit, duke dhënë argumente se India nuk qe e gatshme për socializmin.

Gjatë viteve 70, Osho, i zgjeroi mësimet e tij fetare dhe spirituale, bëri komente të gjata mbi shkrimet tradicionale fetare, mbi mistikët dhe filozofët botërorë. Ai njihet për shumë thënie mbi jetën, dashurinë, e të tjera, të cilat lexohen me kënaqësi edhe sot nga lexuesit e Oshos, që s’janë pak.

KultPlus jua sjellë disa nga perlat e këtij mendimtari të madh indian.

“Jeta është rrjedhë; ajo është lumë, zhvillim i pandërprerë. Njerëzit për vetveten mendojnë se janë statikë. Por vetëm gjësendet janë statike, vetëm vdekja është e pandryshueshme – jeta është ndryshim i pandërprerë. Më shumë jetë – më shumë ndryshim. Begatia e jetës nënkupton ndryshimin e madh në çdo moment.”

“Askush nuk është më i mirë, askush nuk është më i keq, askush nuk është identik me dikë tjetër. Secili është unikat.”

“Pse nuk krijojmë jetë në të cilën paraja nuk do të krijojë hierarki, por, përkundrazi, do të japë më tepër shanse për gjithsecilin.”

“Personin fatkeq është lehtë ta robërosh. Por personin me gjallëri dhe të lumtur është e pamundur ta robërosh.” /KultPlus.com

Të ngjajshme