“Askush nuk mund të më lëndojë pa lejen time”

6 Qershor, 2018 - 10:00 pm

Më poshtë ju sjellim disa thënie epike të Mahatma Gandhit.

“Askush nuk mund të më lëndojë pa lejen time”.

“Urreje mëkatin, duaje mëkatarin”.

“Besimet e tua bëhen mendimet e tua,
Mendimet e tua bëhen fjalët e tua,
Fjalët e tua bëhen veprimet e tua,
Veprimet e tua bëhen shprehitë e tua,
Shprehitë e tua bëhen vlerat e tua,
Vlerat e tua bëhen fati yt”.

“E ardhmja varet nga ajo që e bënë sot”.

“Kurdo që konfrontoheni me një kundërshtar, mposhteni atë me dashuri”.

“Forca nuk vjen nga kapaciteti fizik. Ajo vjen nga një vullnet i pathyeshëm”.

“Qyqari është paaftë për ta shfaqur dashurinë; Dashuria është privilegj i guximtarëve”./ KultPlus.com

Të ngjajshme