‘Ata që kanë lindur për njëri-tjetrin, takohen lehtë’

22 Shkurt, 2022 - 9:11 am

Arthur Schopenhauer ishte një nga filozofët gjerman më të njohur, pesimist dhe ateist, doktrinist i qartësisë dhe komunikimit filozofik, përcjell KultPlus.

Paraprirës dhe shkallmues i rregullave dhe normave. Kumtues kurajoz dhe ndëshkues. Arthur Schopenhauer ishte filozof i famshëm gjerman i shekullit të XIX. Ai lindi më 22 shkurt 1788 dhe u nda nga jeta në vitin 1860.

Schopenhauer është një ndër filozofët që është përkthyer në shqip në shumicën e veprave të tij, nga ku supershendeti.com ka zgjedhur 23 thënie “pikante” për t’u menduar dhe reflektuar thellë.

1. “Ai që shkruan për budallenjtë, audiencën e lartë e ka të sigurte.”

2. “Kur e blini një libër, ju në mënyrë optimiste mendoni se po e blini edhe kohën për ta lexuar atë.”

3. “Njerëzit e mëdhenj janë sikur shqiponjat; ata i ndërtojnë folet e tyre në lartësitë e vetmuara.”

4. “Një njeri mund të jetë vetja, veç për aq kohë, sa ai është vetëm…”

5. “Urrejtja është një çështje e zemrës; përbuzja është një çështje e kokës.”

6. “Ata që duhen dhe që kanë lindur për njëri-tjetrin, takohen lehtë. Shpirtrat e ngjashëm e ndjejnë përshëndetjen edhe nga distancat.”

7. “Nderi ka kuptimin se një njeri nuk është i jashtëzakonshëm; fama ka kuptimin se ai është i jashtëzakonshëm. Fama është diçka që duhet fituar, nderi është vetëm diçka që nuk duhet të humbet.”

8. Në pjesën tonë monogame të botës, të martohesh do të thotë të përgjysmojmë të drejtat dhe të dyfishojmë detyrat e dikujt.”

9. “Pasuria është si uji i kripur, sa më shumë të pish, aq më i etur je. Kjo vlen edhe për lavdinë.”

10. “Burrat janë nga natyra thjesht indiferent ndaj njëri-tjetrit; por gratë nga natyra janë armike.”

11. “Secila dashuri, sado qiellore të duket, rrënjët e saj i ka në instiktin seksual.”

12. “Zakonisht është humbja ajo që na bënë ta dimë vlerën e gjërave.”

13. “Doktori e sheh të gjithë dobësinë e njeriut, gjykatësi e sheh të gjithë ligësinë dhe teologu të gjithë budallallëkun e tij.”

14. “Talenti e godet shënjestrën, të cilën askush nuk mund ta godasë. Gjeniu e godet shënjestrën, të cilën askush nuk mund ta shohë.”

15. “Ne rrallë mendojmë për atë që e kemi, ndërsa shpesh për atë që na mungon.”

16. “Çdo komb përqesh kombet e tjera, dhe të gjithë kanë të drejtë.”

17. “Njerëzit e zakonshëm thjeshtë mendojnë se si duhet ta shpenzojnë kohën e tyre; I talentuari tenton ta përdor atë.”

18. “Mëshira është baza e moralit.”

19. “Ne humbim tri të katërtat e vetes, në mënyrë që të jemi si njerëzit e tjerë”

20. “Leximi është barabar si të mendosh me kokën e dikujt tjetër në vend se të mendosh me kokën tënde”.

21. “Të gjitha të vërtetat e mëdha kalojnë nëpër tre faza: fillimisht ato përqeshen, pastaj ato kundërshtohen dhunshëm dhe në fund ato pranohen si vetë – evidente.”

22. “Vështirësia është që të përpiqemi të mësojnë turmën se diçka mund të jetë e vërtetë dhe e pavërtetë në të njëjtën kohë”.

23. “Martirizimi është e vetmja mënyrë, që një njeri mund të bëhet i famshëm pa pasur ndonjë aftësi”. / KultPlus.com

Të ngjajshme