‘Atdheu im Shqipëria e bashkuar’ nga Iron Qollaku, përurohet të shtunën në KultPlus Caffe Gallery

27 Gusht, 2021 - 11:22 am

Këtë të shtunë do të bëhet përurimi i librit me poezi e fjalë të urta ‘Atdheu im Shqipëria e bashkuar’ i autorit Iron Qollaku, shkruan Kult Plus.

‘Atdheu im Shqipëria e bashkuar’, ngërthen brenda vetes poezi, fjalë të urta dhe mendime estetike. Autori përmes tyre ka shprehur brengën për fatin e vendit të tij Kosovës, duke i kushtuar një vëmendje të veçantë ngjarjeve historike dhe duke i përcjellë ato me vërtetësi dhe pa trillime nëpër shumë periudha kohore.

Në panelin diskutues të këtij përurimi do të marrin pjesë anëtarë të Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë, dega në Kukës.

Përurimi do të bëhet në ambientet e Kult Plus Caffe Gallery duke filluar nga ora 12:00./KultPlus.com

Të ngjajshme