Autorët Leskaj, Dokle, Marku, Mahili dhe Tufa promovojnë në Prishtinë

6 Qershor, 2022 - 8:00 pm

Salla e panairit të Librit në Prishtinë së shpejti do të pasurohet me promovime nga shtëpia botuese “Toena”, nga Tirana, përcjell KultPlus.

Libri “Politika si ide” i autores Valentina Leskaj do të promovohet këtë të enjte në sallën “Marec” (Hotel Swiss Diamond”, duke filluar nga ora 18:00.

Të premten, Namik Dokle me romanin “Kolerë në kohë të dashurisë” dhe Arta Marku me librin “Dhomat pa mure” do të flasin para publikut kosovar, e para lexuesve në Panairin e Librit.

Shkrimtarja Marku do ta ketë promovimin nga ora 17:00 ndërsa Namik Dokle do të promovoj nga ora 18:00, në prani të studiuesit Behar Gjoka, ku do të flitet për romanin.

Po ashtu, këtë të shtunë promovimi i librit “Pendesa e perëndive” të autorit Gazmend Mahili do të mbahet në Sallën e Panairit të Librit, duke filluar nga ora 17:00.

Promovimi i librit “Nishanet në formë L-je” të autorit Alban Tufa po ashtu do të mbahet në Sallën e Panairit të Librit, duke filluar nga ora 18:00, këtë të shtunë. / KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme