займ на карту онлайн потребительский кредит

Autorja e ‘Half of a Yellow Sun’ triumfon me çmimin ‘winner of winners’

12 Nëntor, 2020 - 12:46 pm

Trembëdhjetë vite pasi ajo fitoi çmimin e shkrimtareve për fiksion, romani i Chimamanda Ngozi Adichie, ‘Half of a Yellow Sun’ është zgjedhur për çmimin letrar ‘winner of winners’ në një votim publik, shkruan The Guardian, përcjell KultPlus.

Në 25 vjetorin e dhurimit të këtij çmimi, u kërkua nga publiku të vlerësojnë më të mirin nga 25 fitues ndër vite. 8,500 njerëz votuan për romanin e Adichie ‘’Gjysma e një Dielli të Verdhë’’.

Adichie ishte vetëm 29 vjeçe kur fitoi çmimin e shkrimtareve grave për romanin e saj të dytë në 2007. Atëherë i njohur si ‘Çmimi Portokalli’, në konkurs u vu përballë puna e shkrimtares nigeriane kundër fituesit të Booker, Kiran Desai me veprën ‘’The Inheritance of Loss’’ dhe me Anne Tyler’s me veprën ‘’Digging to America’’.

Kryetari i jurisë në konkursin e vitit 2007, Muriel Grey, e vlerësoj veprën ‘’Half of a Yellow Sun’’ si  “mahnitëse, jo vetëm në temën e aftë, por në shkëlqimin e mundësisë së saj të arritjes”.

Autorja theksoj se ishte “veçanërisht e emocionuar për t’u votuar ‘winner of winners’ sepse ky është çmimi që së pari solli një lexues të gjerë në punën time – dhe gjithashtu më ka prezantuar me punën e shumë shkrimtarëve të talentuar.”

Romani i Adichie trajton kolonializmin, besnikëritë etnike, klasat, racat dhe fuqizimin e grave. / KultPlus.com

Të ngjajshme