Bardh Frangu nderohet me çmim të karrierës nga Komuna e Vitisë

28 Janar, 2023 - 8:00 pm

Bardh Frangu është poet, prozator, dramaturg dhe publicist. Ka mbaruar studimet për Gjuhë dhe letërsi shqipe në Universitetin e Prishtinës.

Disa vepra që ai ka botuar: “Ora e shtëpisë”, “Kohë të kauçukta”, “Fluturimi dhe rënia e Ben Balës”, “Laviret e duan atdheun më shumë” etj.

Merret edhe me kritikë letrare dhe teatrore.

Së fundmi, ai ka njoftuar se është nderuar me çmim të karrierës nga Komuna e Vitisë.

“Falenderoj Komunen e Vitise (vendlindjen time) qe me nderoi me cmimin e karrieres!”, thuhet në një postim që ai ka bërë në “Facebook”. /KultPlus.com

Të ngjajshme