Bartja e librave dorë më dorë për në objektin e ri, 250 qytetarë bartën 2 mijë libra për një orë

30 Janar, 2019 - 12:12 pm

Pronarit të librarisë në Southampton të Anglisë ia kishin rritur qiranë e objektit që e shfrytëzonte për shitje të librave dhe atij i duhej që të zhvendoste rreth 2 mijë libra në një objekt tjetër, që ishte 150 metra më larg, përcjellë KultPlus.

Dhe një thirrje e tij drejtuar komunitetit ka bërë që ti përgjigjen 250 vetë, të cilët u rreshtuan nga objekti i vjetër në drejtim të atij të riut, ku bartën librat dorë më dorë brenda vetëm një ore.

Clare Diaper e cila punon në këtë librari këtë përgjigje të komunitetit e ka vlerësuar si një shfaqje të madhe. “Ne bëjmë shumë për komunitetin, dhe me të vërtetë është shumë inkurajuese të shohim këtë vullnet reciprok”, ka thënë ajo. /KultPlus.com

Të ngjajshme