займ на карту онлайн потребительский кредит

Bejtexhinjtë dhe kremtimi i tiranëve…

12 Nëntor, 2020 - 12:37 pm

Nga Jusuf Buxhovi

Zvarritjen për te maja e Sukës, ku duhej të ndjeja atë frymën e vullnetit për fuqi për të cilën më kishte folur Baba Tali para se në kasabën e mallkuar fytin të ma gjente thika e jeniçerëve, ma ndali hordhia e bejtexhinjve e shoqëruar me fedainjë të përgjakur dhe qaramanë të përjargur nga ilahitë. Kur më panë ashtu të shkallmuar me qehrën e mejtit, nga bindja se një kufomë i shkonte orgjisë së tyre, më thanë se duhej t’u bashkohesha.

“Do të ngjitemi në atë maje për ta hyjnizuar me ilahi shpëtimtarin tonë, atë që na çliroi nga e keqja, ndërsa katilat po e mallkojnë…”

Desha t’u thosha se ne nuk jemi të çliruar nga e keqja, pos që ajo e jashtmja ishte zëvendësuar me një tejtër nga brenda, gjë që nuk ishim të lirë siç shtireshim, por fyti i tharë nuk m’i nxori ato fjalë.

Po ashtu, po të kisha fuqi të flisja, do t’u thosha të më kurtalisnin me thikat e tyre, meqë ashtu shpëtoja nga ai nënçmim pa fund…

Por, ç’e do që ata, sikur t’i kishin kuptuar ato që nuk m’i nxirrte goja, po më ngrehnin zvarrë. Në atë gjendje katandisëse, bejtet që i thoshin për profetin e tyre dhe ilahitë për të, po i përjetoja më rëndë se çfarëdo dënimi me vdekje…

Në atë siklet, koka ime, seç po i sillte ato që dikur m’i thoshte Baba Tali për bejtexhinjtë e përhershëm, që madhërojnë pushtetarët zullumçarë dhe jeniçerët që janë në gjendje të vrasin në emër të tyre këdo që mendon ndryshe…

(Shkëputje nga romani “Jeniçeri i fundit”, Prishtinë, 2013)

Të ngjajshme