Bertrand Rusell: Mposhtja e frikës është fillimi i mençurisë

11 Tetor, 2019 - 5:30 pm

Bertrand Russell (Bertrand Arthur William Russell), lindi më 18 maj 1872, dhe u nda nga jeta më 2 shkurt 1970.

Ishte matematikan, shkrimtar dhe filozof i shquar britanik. Në vitin 1950 u nderua me Çmimin Nobel për Letërsi. Russell është njëri nga etërit e filozofisë analitike. Ai ka shkruar disa libra mbi çështjet filozofike, matematikore dhe sociale. Si kryevepër e tij konsiderohet libri “Përse nuk jam i krishterë”

Kontributet e Russell përfshijnë fusha të ndryshme, si logjikë e epistemologji dhe, sidomos, filozofinë e matematikës.

Të gjitha këto kontribute e bëjnë një nga filozofët më të shquar të shekullit XX.

Bëri fushatë kundër Adolf Hitlerit, kritikoi totalitarizmin sovjetik dhe Shtetet e Bashkuara për përfshirjen e tyre në Luftën e Vietnamit, dhe ishte një përkrahës i palëkundur i çarmatimit bërthamor.

Disa nga aforizmat e tij më të famshme janë:

– Unë jam vendosmërisht i bindur se të gjitha fetë, ashtu siç janë të dëmshme, janë edhe të rreme. Bota ka nevojë për zemra e mendje të hapura, jo për sisteme të ngurta, të vjetra apo të reja, sidoqofshin ato.
– T’i druhesh dashurisë është t’i druhesh jetës, e ai që i druhet jetës është i vdekur tashmë.
– Smira është një burim pakënaqësie për shumë njerëz.
– Problemi i njerëzimit është se budallenjtë dhe fanatikët janë tmerrësisht të sigurt për veten e tyre, ndërsa njerëzit më të mençur janë plot me dyshime.
– Njerëzit i përshtaten gjithçkaje me një shpejtësi të frikshme.
– Lufta nuk përcakton atë që ka të drejtë por vetëm atë që mbijeton.
– Frika është burimi kryesor i bestytnisë dhe mizorisë. Mposhtja e frikës është fillimi i mençurisë.
– Entuziazmi është për jetën është e ngjashme me atë çka oreksi është për ushqimin.
– Dehja është një vetëvrasje e përkohshme. /KultPlus.com

Të ngjajshme