“Besoj në Zotin që ka krijuar njerëzimin e jo në Zotin që njerëzimi krijoi”

6 Korrik, 2019 - 1:00 pm

Jean-Baptiste Alphonse ka lindur në Paris, më 24 nëntor 1808. Ai ka qenë një kritik, gazetar dhe novelist i shquar francez.

I edukuar në Kolegjin Bourbon, Alphonse më pas u bë mësues pikërisht aty.

Si novelist, shkroi një numër të madh novelash, duke përfshirë “Sous les Tilleuls”, “Une heure trop tard”, “Le Chemin le plus court” e të tjera…

Në vitin 1839, u punësua si redaktor në gazetën e famshme franceze “Le Figaro”, e cila konsiderohet si gazeta e përditshme më e vjetër në Francë.

Ai ka vdekur në Saint-Raphaël më 28 nëntor të vitit 1890.

Përveç tjerash është shumë i njohur edhe për epigramet e tij, të cilat citohen shumë shpesh edhe në ditët e sotme.

KultPlus, jua sjellë njërën prej tyre. /KultPlus.com

Të ngjajshme