Biblioteka e Kosovës pasurohet me një fond të librave të kulturës dhe historisë hebreje

12 Dhjetor, 2022 - 10:59 am

Bashkësia Hebreje – ‘Bet Israel Kosova’ pasuroi sot koleksionet e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës me një fond të librave të kulturës dhe historisë hebreje, përcjell KultPlus.

Ky donacion kontribuon në promovimin e kulturës hebraike, dhe si pjesë e koleksioneve të Bibliotekës do të jetë i qasshëm për të gjithë lexuesit.

Lajmin e kanë bërë të ditur nga BKK-ja ku edhe kanë shpërndarë një fotografi nga momenti i dhurimit të këtyre librave. / KultPlus.com

 

Të ngjajshme