BKK, shpallë konkurs për ese për 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

4 Shkurt, 2018 - 12:45 pm

Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” fton të gjithë studentët e Institucioneve të Arsimit të Lartë në Republikën e Kosovës, të nivelit Baçelor e Master, të dorëzojnë ese për 10-Vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Biblioteka Kombëtare e Kosovës, me mbështetje të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe të Presidencës së Kosovës, organizon për herë të parë një konkurs të tillë, që mëton të nxisë shkrime kreative për Kosovën e pavarur.

Përshkrimi

Ky punim me shkrim (ese) rikthen te lexuesi rrugëtimin që Republika e Kosovës ndoqi për dhjetë vjet, prej ditës së shpalljes së Pavarësisë – më 17 shkurt të vitit 2008. Konkursi sprovon studentët të shkruajnë ese origjinale dhe kreative për rrugëtimin e Kosovës drejt pavarësisë, për dëshirat, pritjet, sfidat dhe arritjet e saj. Eseja mund të adresojë fatin historik të Kosovës e të njerëzve të saj, nga pikëshikime personale, shtetërore, kombëtare apo ndërkombëtare./ KultPlus.com

Kliko linkun për të shikuar detajet http://biblioteka-ks.org/Ngjarje/Konkursi10VjetPavaresi.php

Të ngjajshme