Botimet UET Press organizojnë në Kryeministri botimin e librit të ri me intervistat e Ismail Kadaresë

19 Prill, 2024 - 2:10 pm

Në mjediset e Qendrës për Hapje dhe Dialog (COD) në kryeministri, Universiteti Europian i Tiranës dhe UET Press organizojnë promovimin e librit me intervistat e shkrimtarit Ismail Kadare që titullohet “Kadare në studio”.

Këto intervista janë realizuar përgjatë njëzet viteve nga gazetarja Eni Vasili. Pjesë e bashkëbisedimit janë raportet e Kadaresë me diktaturën, krijimtaria para e pas rënies së komunizmit si dhe qëndrimi i tij ndaj çështjes shqiptare.

Kadare ka dhënë disa intervista që janë publikuar dhe si libra më vete, më të famshmet kujtojmë këtu atë me Alain Bosquet dhe atë me Eric Faye por nuk mbetet prapa as ajo me Denis Fernandez Recatala.

Këto intervista me Eni Vasilin janë të rëndësishme sepse gjejnë kohën e duhur kur Kadare është tashmë i intervistuar nga një gazetare profesioniste. Libri vjen me një parathënie nga Helena Kadare. Promovimi do të organizohet në orën 18 :00, sot, më 19 prill./tema/KultPlus.com

Të ngjajshme