Botohet libri biografik për aktorin e madh shqiptar Aleksandër Moisiu (FOTO)

5 Nëntor, 2017 - 12:13 pm

Aktori shqiptar i cili karrierën e tij e ndërtoi në Austri Aleksandër Moisiu, mbetet një ndër figurat më të rëndësishme të kombit shqiptar.

Moisiu, i cili vdiq në viti 1935 në Vjenë, ishte një ndër aktorët që përmblidhte të gjithë spektrin e literaturës evropiane të teatrit, duke filluar që nga tragjedia antike greke e deri te koha moderne.

Kësisoj që njerëzit të dinë më shumë rreth aktorit të madh shqiptar Aleksandër Moisiut, pikërisht sot doli nga shtypi libri me biografi të Aleksandër Moisiut, shkruan KultPlus.

Ky libër vjen si projekt i përbashkët i Qendrës Multimedia në Prishtinë, Shtëpisë Botuese PA dhe Tradukit.

Lajmi është bërë i ditur për KultPlus, nga Shtëpia Botuese PA.

KultPlus, me këtë rast po i rikujton interpretimet më të njohura të Aleksandër Moisiut që ishin: interpretimet të Hamletit, të Edipit, të Jedermann dhe të Fedja në veprën e Leon Tolstoit “Kufoma e gjallë”. Ai luajti po ashtu edhe rolet kryesore në premierat e pjesëve teatrale të Hauptmann-it (“Der weiße Heiland“), të Wedekind-it (“Frühlings Erwachen”) dhe të Hofmannsthal-it (“Jedermann”).
Në vitin 1920 ishte i pari që në Lojërat Festive të Salzburgut (Salzburger Festspiele) ku luajti rolin kryesor në “Jedermann”.

Poashtu rikujtojmë se në vitin 1935, pak kohë para vdekjes së tij, Moisiu kërkoi shtetësinë e Shqipërisë si dhe atë të Italisë. Shqipëria refuzoi këtë kërkesë, kurse Italia ia dha shtetësinë Moisiut, kur ai ishte i shtrirë në shtratin e vdekjes./ KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme