Botohet libri “Falë i qofshim Kosovës” i autores Elife Luzha

13 Janar, 2019 - 10:00 am

Sapo doli nga shypi libri më i ri  “Falë i qofshim Kosovës”, i autores   Elife Luzha, shkruan KultPlus.

Libri “Falë i qofshim Kosovës” është botuar nga shtëpia botuese “Faik Konica" në Prishtinë. Libri përmban shkrime publicistike të ndara në dy pjesë.

Pjesa e parë titullohet ”Kalvar Vuajtjesh”, e cila në përgjithësi temë bosht ka gruan shqiptare dhe problemet me të cilat ballafaqohet gruaja shqiptare. Pjesa e dytë titullohet ”Nëpër Erërat e Kohërave”, në të cilen trajtohen tema të ndryshme politike e historike.

Redaktore e librit ështe Sevi Agolli, ndërsa recensentë të librit janë Sabile Kecmezi Basha dhe Sherif Luzha.

Autorja Elife Luzha është autore e tri përmbledhjeve me poezi dhe e shumë artikujve tematikë botuar në revista të ndryshme./ KultPlus.com

Të ngjajshme