Bukowski: Unë kam qenë i bekuar me një jetë të mjerë, kjo është e gjitha. Një jetë e ndyrë për të shkruar

22 Prill, 2022 - 1:22 pm

10 thënie nga Charles Bukowski për të shkruarit.

 “Të shkruash nuk është aspak punë… Dhe kur njerëzit më thonë se sa e dhimbshme është të shkruash, nuk e kuptoj sepse është njësoj si të rrokullisesh nga mali që e njeh. Është çliruese. Është e këndshme. Është një dhuratë dhe paguhesh për atë që dëshiron të bësh.”

“Nëse do të provosh, shko deri në fund. Përndryshe, as mos filloni. Kjo mund të nënkuptojë humbjen e dashurave, grave, të afërmve e ndoshta edhe të mendjes suaj. Mund të nënkuptojë të mos hani për tre ose katër ditë. Mund të nënkuptojë të ngrihesh në një stol parku. Mund të nënkuptojë burg.”

“Si shkruani, si krijoni?” Jo, u thashë atyre. Ju nuk provoni. Kjo është shumë e rëndësishme: të mos provoni, as për Cadillacs, krijimin apo pavdekësinë. Ju prisni, dhe nëse nuk ndodh asgjë, prisni edhe pak.”

“E dini se çfarë më intereson? Çfarë do të shkruaj nesër mbrëma. Kjo është gjithçka që më intereson, poezia e radhës, vargu tjetër i ndyrë. Ajo që është e kaluara është e kaluar, nuk dua të merrem me të, ta lexoj dhe të luaj me të, dhe të kënaqem me të. Ka ikur, ka përfunduar. Nëse nuk mund të shkruash rreshtin tjetër… Epo, je i vdekur.”

“Unë kam qene i bekuar me një jetë të mjerë, kjo është e gjitha. Një jetë e ndyrë për të shkruar.”

“Jetoni pak dhe blijini vetes një makinë shkrimi.”

“Të mos shkruash nuk është mirë, por të përpiqesh të shkruash kur nuk mundesh është më keq.”

“Shkrimtarët janë njerëz të dëshpëruar dhe kur pushojnë së qeni të dëshpëruar, pushojnë së qeni shkrimtarë”.

Ai pyeti: “Çfarë e bën një njeri shkrimtar?” “Epo,” thashë, “është e thjeshtë. Ose shkruan në letër, ose hidhesh nga një urë.”

“Kur shkruani, fjalët tuaja duhet të shkojnë kështu – Bim! Bim! Bim! Çdo rresht duhet të jetë plot me një lëng të shijshëm, me shije. Duhet të jenë plot pushtet, duhet të të bëjnë të kthesh një faqe.” / Përktheu Taunita Xhukolli / KultPlus.com

Të ngjajshme