Buxhovi për veprat e Lepajës: I rrallë, si një bunker misterioz mbushur me ironi e cinizëm

19 Mars, 2023 - 2:00 pm

Shkrimtari Jusuf Buxhovi përmes një postimi ne facebook, e ka vlerësuar lartë shkrimtarin Lutfi Lepaja, me rastin e botimit të një kompleti me katër vepra, ku të përfshira ka poezi, tregime, ese dhe kritikë.

Këto gjini letrare të përfshira në këtë komplet, Buxhovi thotë se kanë vënë në pah diapazonin e shkrimtarit  e po ashtu edhe stilin letrar mbi qasjen ironike, si një emblemë dalluese të autorit.

Buxhovi e cilëson të qëndrushëm vlerësimin e kritikutletrar Adem Gashit i cili thotë se: ‘Lutfi Lepaja vjen në letërsi, në mos i vetmi, pothuesje nga të rrallët, si nga një bunker misterioz mbushur me ironi e cinizëm. Ai shpërfill e tallet me jetën e me vdekjen, me dashurinë e urrejtjen, me njerëz miq e me miqtë-armiq, me botën e sendeve e të kafshëve’, është shprehur ai.

Buxhovi i qëndron pas edhe vlerësimit të Ramë Oracës për Lepajën kur thotë se: “në themel të dilemës syë këtij shkrimtari qëndron konflikti mes konkretes dhe të përgjithshmes , aktuales dhe të përjetshmes, pavarësisht nga rrethanat e veprës së tij.”

Krahas poezisë dhe prozës të botuara në këtë komplet, Lepaja sjell edhe qasjen eseistike ndaj proceseve dhe fenomeneve socio-kulturore si dhe vlerësime kritike për veprat e autorëve të ndryshëm.

Më poshtë gjeni postimin e plotë të Jusuf Buxhovit:

Shkrimtari ynë i njohur, Lutfi Lepaja, së voni doli me kompletin prej katër veprash, ku përfshihen: “Poezitë apo vargjet”, “Tregime dhe anekdota”,”Esetë apo qasje” si dhe”(Meta)kritika”. Kompleti, si i tillë (poezi, teregime, ese dhe kritka), në njëfarë mënyre, përfaqëson kornizën e “bredhjes” së autorit nëpër zhanret e ndryshme të letërsisë, ku ai për më shumë se një gjysmë shekulli ka krijuar individualitetin letrar mbi qasjen ironike, si një emblemë dalluese. Andaj, është i qëndrueshëm vlerësimi i kritikut letrar Adem Gashit se “Lutfi Lepaja vjen në letërsi, në mos i vetmi, pothuesje nga të rrallët, si nga një bunker misterioz mbushur me ironi e cinizëm. Ai shpërfill e tallet me jetën e me vdekjen, me dashurinë e urrejtjen, me njerëz miq e me miqtë-armiq, me botën e sendeve e të kafshëve”. Me këtë rast i rëndësishëm për portretizimin sa më të shkurtër të veprës së Lepajës është edhe vlerësimi i Ramë Oracës se “në themel të dilemës syë këtij shkrimtari qëndron konflikti mes konkretes dhe të përgjithshmes , aktuales dhe të përjetshmes, pavarësisht nga rrethanat e veprës së tij.”

Në këtë komplet, krahas poezisë dhe prozës së përzgjedhur, Lepaja sjell edhe qasjen eseistike ndaj proceseve dhe fenomeneve socio-kulturore si dhe vlerësime kritike për veprat e autorëve të ndryshëm, me çka krijuesi dioptrisë krijuese (poezi-prozë) ia bashkangjet edhe atë vrojtuese-kritike, me çka kompletohet portreti i një shkrimtari kreativ në planin individual po edhe atë esejistik./KultPlus.com

Të ngjajshme