Çdokush ka synime apo pritshmëri dhe të gjithë kanë qenë në një pikë, kur askush nuk besonte tek ta

18 Janar, 2019 - 10:30 pm

Ai është një gjeni në tekstshkrim. Thëniet e teksteve të Eminemit kanë transmetuar përherë shpresë dhe frymëzim tek njerëzit që mendojnë se nuk kanë arsye për të jetuar. Këto janë disa nga thëniet e tij më të bukura dhe motivuese :

“Nuk ka mundësi të dyta. Jeta nuk është një lojë me përpjekje nga e para”.

“Çdokush ka synime, apo pritshmëri, por të gjithë kanë qenë në një pikë, kur askush nuk besonte tek ta”.

“Unë them atë që dua të them dhe bëj atë që dua të bëj. Nuk ka gjëra të tjera të ndërmjetme. Njerëzit ose do të të duan, ose do  të të urrjenë për këtë gjë”.

“Askujt nuk i pëlqen të dështojë. Unë dua të korr sukses në gjithçka që bëj, të cilat nuk janë shumë. Por nëse unë nuk jam i suksesshëm, nëse unë dështoj në gjërat që pëlqej më shumë, atëherë ku më mbetet të korr sukses?”

“Mos u përpiq të më paragjykosh. Ti nuk e di nëpër çfarë kam kaluar unë”.

“Ji krenar për atë që je”.

“Dashuria është thjesht një fjalë, së cilës ti i jep kuptimin e duhur”.

“Sepse ndonjëherë, ti thjesht ndihesh i lodhur. Ndihesh i dobët. Dhe kur ndihesh i dobët, ndjen nevojën për të hequr dorë nga gjithçka. Por ti duhet të kërkosh thellë brenda vetes për forcën dhe motivimin e duhur për të mos hequr dorë”. / Bota.al/ KultPlus.com

Të ngjajshme