Çfarë nuk dini për Shekspirin?

24 Prill, 2019 - 5:30 pm

Muaji prill zakonisht përkujtohet si muaji i Shekspirit, meqë botërisht dita e lindjes së tij njihet 26 prilli i vitit 1564, ndërsa ka ndërruar jetë më 23 prill 1616.


Për këtë arsye,në këtë shkrim ju njohim me disa gjëra që shumica e njerëzve nuk i dinë për dramaturgun e madh.

1. Uilliam nuk ishte Shekspiri i vetëm në teatër

Vëllai i tij më i vogël, Edmund, u bë gjithashtu aktor në Londër, edhe pse nuk pati suksesin e të vëllait. Edmund vdiq i ri, në moshën 27-vjeçare, dhe funerali i tij relativisht i shtrenjtë na çon në një tjetër fakt…

2. Shekspiri ishte relativisht i pasur

Nga karriera e tij në teatër, që përfshinte shkrimin e pjesëve dhe aktrimin, Shekspiri bëri goxha të ardhura. Në moshën 33-vjeçare, Uilliam arriti të blinte një shtëpi të madhe në periferi dhe pak më vonë bleu edhe një pronë në Londër dhe në testament i la të bijës një shumë të mirë parash.

3. Shekspiri kishte bashkëpunëtorë
Në kohën kur jetoi ishte e zakonshme që shkrimtarët të bashkëpunonin kur shkruanin një vepër. Ndonjëherë një vepër shkruhej edhe nga tre apo katër autorë. Ndërsa mendohet se Shekspiri parapëlqente të shkruante vetëm, në shumë vepra të tij ka pjesë të shkruara nga dikush tjetër. Shekspiri bashkëpunoi me Thomas Middleton në “Timoni I Athinës” dhe me John Fletcher në “Henri VIII”. Mendohet se edhe një nga pjesët më të famshme të “Makbethit”, pjesa me magjistaret, është shkruar nga Middleton.

4. Vajza e Shekspiri ishte analfabete

Uilliam dhe Ana Shekspir kishin dy vajza, Susanah and Xhudith. Ndërsa Susanah ishte në gjendje të paktën të shkruante emrin e saj, vajza tjetër ishte tërësisht analfabete. Kjo ishte e kuptueshme, pasi në atë kohë shkrimi dhe leximi konsideroheshin aftësi mashkullore. Shekspiri ishte një burrë i kohës së tij, që nuk e vlerësonte shkollimin e grave.

5. Shekspirit nuk i interesonte trashëgimia e tij letrare
Gjatë kohës që jetoi, Shekspirit nuk i interesonte nëse pjesët e tij do t’i mbijetonin kohës apo ajo. Kjo mund të shpjegohet edhe me faktin se në atë periudhë, pjesët teatrale nuk kishin respektin e duhur si vepra letrare.

6. Shekspiri nuk ka pasardhës
Djali i tij i vetëm, Hamnet, vdiq në moshën 11-vjeçare. Vajza e tij, Susanah, nuk kishte fëmijë, ndërsa të gjithë fëmijët e vajzës tjetër vdiqën shumë të rinj. Asnjë nga tre vëllezërit e Shekspirit nuk u martua.

7. Shekspiri ose më mirë puna e tij nuk është pëlqyer nga të gjithë

Jo të gjithë e vlerësojnë madhështinë e Shekspirit si shkrimtar. Volteri mendonte se “Hamleti” ishte puna e një të dehuri. Më i ashpër akoma ka qenë Bernard Shou.

8. Anglishtja e sotme është gjuha e Shekspirit
Shekspiri jo vetëm është autori që i pari ka përdorur më shumë fjalë se çdo autor tjetër, por në të njëjtën kohë ai ishte fjalëformues, duke pasur kështu një rol thelbësor në gjuhën e sotme angleze.

Elona Qose

Të ngjajshme