Cilat janë sfidat e studentëve të UP-së në fillimin e vitit akademik

7 Tetor, 2018 - 2:00 pm

Studentët në Kosovë kanë nisur vitin e ri akademik.

Ata për Radion Evropa e Lirë tregojnë sfidat me të cilat po përballen.

Gazmend Zyberi thotë se është e vështirë të përthekohen të gjitha shpenzimet, duke pasur parasysh se është goxha shtrenjtë literatura dhe jeta është më e shtrenjtë në Prishtinë. “Për studentët nuk ka ndonjë tolerim (zbritje) në çmime për studentët”, thotë ai.

Ndërsa, Fitore Gashi thotë se një familje që i ka dy fëmijë duke i shkolluar është jashtëzakonisht e vështirë. “Me një pagë në Kosovë, që është jashtëzakonisht e ulët është mundësia shumë e paktë për t’u shkolluar”, thotë kjo studente.

Në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” këtë vit janë pranuar 8,411 studentë të rinj në 13 fakultete.

Të ngjajshme