“Çmenduria: të bësh të njëjtën gjë përsëri e përsëri dhe të presësh rezultate të ndryshme”

18 Qershor, 2020 - 11:39 am

Albert Einstein, ishte një fizikant i cili llogaritet si një nga shkencëtarët më të rëndësishëm të shekullit XX. Ai përcaktoi teorinë e relativitetit dhe dha shumë kontribute në fushat e mekanikës kuantike, mekanikës statistikore dhe kozmologjisë. Në vitin 1921 fitoi çmimin Nobel për fizikë për shpjegimin e efektit fotoelektrik dhe për shërbimin në fushën e “fizikës teorike”. Ai njihet si njeriu më i mençur në botë dhe gjeniu i shekullit XXI, duke krijuar formulën më të njohur në botë, atë të Energjisë.

Truri i Albert Ajnshtajnit është akoma i gjallë duke mbijetuar nëpër laboratorët më modernë në botë! Thuhet se koeficienti i dijes së trurit te Ajnshtajnit është 165, gjithashtu gjatë vërejtjes së trurit ka dallime nga njerëzit e tjerë. Ai vdiq në Princeton, New Jersey, Shba më 18 prill, 1955, në moshën 76 vjeç.

KultPlus ju sjell sot disa nga thëniet më të njohura të Ajnshrajnit:

Ai i cili asnjëherë nuk ka gabuar, asnjëherë s’ka provuar diçka të re.

Çmenduria: të bësh të njëjtën gjë përsëri e përsëri dhe të presësh rezultate të ndryshme.

Bota është një vend i rrezikshëm për të jetuar; jo për shkak të njerëzve që bëjnë gjëra të këqija, por për shkak të njerëzve që i shohin ata dhe nuk bëjnë asgjë.

Logjika do të të çojë nga A në B. Imagjinata do të të çojë kudo.

Nëse s’mund ta shpjegosh thjeshtë, atëherë s’e ke kuptuar si duhet.

Përfytyrimi është më i rëndësishëm se dituria, sepse dituria ka kufi, ndërsa përfytyrimi rrok të gjithë botën, duke nxitur përparimin, e duke i dhënë jetë zhvillimit.

Eksperienca më e bukur që ne mund të kalojmë është misteri. Është emocioni themelor që qëndron në djepin e artit dhe shkencës së vërtetë…

Gjëja më e rëndësishme është të mos reshtim kurrë së pyeturi, kurioziteti ka shkakun e tij se pse ekziston. / KultPlus.com

Të ngjajshme