Çmimet e panairit për ketë vit, Fatos Kongoli laurohet me çmimin “Autori i vitit”

8 Qershor, 2019 - 1:56 pm

Panairi i 21-të i librit “Prishtina” 2019 u hapë që nga data 5 qershor dhe do të jetë i hapur deri me datën 9, në ambientet e Pallatit të Rinisë i cili si çdo vit organizohet nga Shoqta e Botuesve të Kosovës.

Në ketë panair marrin pjesë rreth 100 botues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Diaspora. Me rreth 1500-1700 tituj të rinj dhe rreth 5500 tituj të viteve të fundit.

Ndërsa sot me datën 8 qershor u ndanë çmimet tradicionale të Shoqatës së Botuesve të Kosovës, për panairin e librit “Prishtina 2019”.

1. Çmimi “Autori i vitit shqiptar” për shkrimtarin Fatos Kongoli, me veprën “Gënjeshtarë të vegjël” botuar nga Toena.

2. Çmimi “Autori i vitit i huaj” për shkrimtarin Jacques Baudouin, me veprën “Lindja e një demokracie” botuar nga Buzuku.

3. Çmimi për veprën kapitale: Shtëpisë botuese “Meshari” për kompletin e veprimtarisë letrare të Ymer Elshanit.

4. Çmimi për veprën më të mirë në prozë: Kim Mehmeti për veprën “Lutjet e mesnatës” botuar nga Agora.

5. Çmimi për veprën më të mirë në poezi: Ismail Syla për veprën “Sfinksi pyet sërish” botuar nga Buzuku.

6. Çmimi për veprën më të mirë nga fusha e publicistikës: Mirela Oktrova për librin “55 ditë” botuar nga Onufri.

7. Çmimi për përkthimin më të mirë të vitit: përkthyeses Saverina Pasho për librin “Lehtësia e padurueshme e qenies” botuar nga Dituria.

8.Çmimi për veprën më të mirë në letërsinë për fëmijë: Anila Kruti me librin Flutura e majit, botuar nga Toena.

9. Çmimi “Stenda më e vizituar”: Shtëpia Botuese “Botart”.

Juria me përbërje Behar Gjoka, kryetar, Marigonë Kelmendi anëtare dhe Imer Topanica, anëtar, vlerësuan si vijon:/KultPlus.com

Të ngjajshme