Çmimet Kombëtare të Letërsisë, Flutura Açka fiton çmimin për librin më të mirë në prozë

20 Dhjetor, 2021 - 3:22 pm

Është mbajtur në Tiranë ‘ndarja e Çmimeve Kombëtare të Letërsisë’ për vitin 2020.

Në një përbërje të jurisë nga Mehmet Kraja, Elda Gjana, Ardian Ndreca, Ylljet Aliçka dhe Shezai Rrokaj, janë përzgjedhur librat më të mirë në pesë kategori, përcjell KultPlus.

Përmes një postimi në Facebook, ministrja e Kulturës, Elvi Margariti njofton se ishte një zgjedhje e vështirë, shënjuar me emra të rëndësishëm të letrave shqipe.

Më poshtë KultPlus ua sjell postimin e plotë të Margaritit:

E rrethuar mes miqsh të librit, në një atmosferë poetike fundviti, ndamë Çmimet Kombëtare të Letërsisë të një viti të pazakontë, të vitit 2020. Një zgjedhje e vështirë, shenjuar me emra të rëndësishëm të letrave shqipe 🇦🇱. Falënderime jurisë për përkushtimin dhe rëndësinë që i dhanë këtyre çmimeve, që s’janë veçse mirënjohja jonë për të gjithë ata që na e bëjnë jetën më të bukur. Faleminderit Mehmet Kraja, Elda Gjana, Ardian Ndreca, Ylljet Aliçka, Shezai Rrokaj!
🎉 Çmimet Kombëtare të Letërsisë 2020
🏅Çmimi për librin më të mirë studimor:
Artan Fuga, “Origjinat”, botimet “Papirus”
🏅Çmimi për librin më të mirë për fëmijë:
Persida Asllani, “Udhëtimi i Babagjyshit në qytetin e 1001 dritareve”, botimet “Pegi”
🏅Çmimi për vëllimin më të mirë poetik:
Bardhyl Londo, “Prill i hidhur”, botimet “Onufri”
🏅Çmimi për përkthimin më të mirë:
Granit Zela, “Lepur vrapo” nga John Updike, botimet “Albas”
🏅Çmimi për librin më të mirë në prozë:
Flutura Açka, “Biri”, botimet “Skanderbeg books”./KultPlus.com

Të ngjajshme