Çmimi i parë i “Diellit” në 110 vjetorin e daljes, Mal Berishës e Sinan Kamberit

8 Prill, 2019 - 2:30 pm

Në darkën e organizuar me 6 prill 2019 kushtuar 110 vjetorit të gazetës “Dielli” u shpallën fituesit e konkursit organizuar nga Vatra & Redaksia e Diellit me rastin e 110 vjetorit, ku morën pjesë 52 autorë, me esse, artikuj studimorë, reportazhe, libra për Editorët e Vatrës, libra historikë, monografi, poezi etj.

27 prej konkurruesve u përzgjodhën për t’iu nënshtruar gjykimit përfundimtar të Jurisë për çmimet. Juria votoi në mënyrë të fshehtë gjatë takimit përfundimtar ditën e premte në Hyatt Grand Hotel në Manhattan.

Juria e perbere nga: Dalip Greca – kryetar; Merita B. McCormack-nenkryetare; Bujar Skendo, sekretar; dhe anëtarë: Idriz Lamaj, Alfons Grishaj, Rafaela Prifti, dr. Arjeta Ferlushkaj, vendosi që me shumice votash të vleresojë me çmime:

1. Çmimi i gazetës “Dielli” për Reportazhin më të Mirë” iu dha z. Mal Berisha”Dielli që ngroh vatrën” dhe gazetarit Sinan Kamberaj”Në shtëpinë e Edgar Poe-Korbi-Noli”.

2. Çmimi i Gazetës “Dielli” për Studimin më të Mirë iu dha gazetarit Rafael Floqi për “Divergjencat mes Nolit dhe Konicës në dritën e Diellit”; Ernestina Halili (Gjergji) për “Editori dhe dramaturgu – rasti Kristo Floqi” dhe Thanas Gjika”Vështrim krahasimtar në studimet e sotme për Faik Konicën”.

3. Çmimi i Gazetës “Dielli” për Esenë më të Mirë iu dha Lindita Komanit ” Noli i kuptuar”; Neka Doko ” Noli, Konica & Dielli”, dhe Megi Permeti-stërmbesë e Aqif Përmetit për esenë “Në gjurmët e ish komandantit të forcave vullnetare të Vatrës, menaxherit të Diellit, Aqif Përmeti”.

4. Çmimi i Gazetës “Dielli” për Librin me të mire kushtuar editorëve iu dha Fotaq Andrea ”Faik Konica për një Shqiperi europiane – antologji”, Anton Çefa -“Fjala shqipe si zjarri i shejtë” dhe Andon Andoni “Kostë Çekrezi…i treti i munguari”.

5. Çmimi për librin më të mirë për 110 vjetorin e Diellit iu dha gazetarit Roland Qafoku”100 vrasjet më të bujshme në historinë e shtetit shqiptar”, Entela Komnino” E vërteta për Fan S. Nolin”; dhe Nikollë Loka & Nikolin Kurti “I lumi Dom Shtjefën Kurti, dëshmitar i Kishës Martirë”. / KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme