Dëgjo… është shumë e vështirë të diskutosh në mbretërinë e idiotëve- dhjetë thënie të Ismail Kadaresë 

28 Janar, 2019 - 1:15 pm

Dëgjo… është shumë e vështirë të diskutosh në mbretërinë e idiotëve- dhjetë thënie të Ismail Kadaresë

Popujt, librat e tyre të mëdhenj, me gjak zakonisht i kanë larë.

Ata që shpikën shpejtësinë reaktive, larg Atdheut sigurisht do kenë qenë ndonjëherë!

Armiku mbetet armik, edhe i vdekur qoftë.

Ka gjithmonë kohë që njerëzit të bëjnë diçka për popullin e tyre.

Gjuha më e mirë se gjithçka tjetër jep shpesh dritën ose mjerimin e një kohe.

Të falësh nuk do të thotë të harrosh.

Ne mund të jemi gjithçka, veç një gjë nuk jemi: ajo që kujtoni ju.

Dëgjo… Është shumë e vështirë të diskutosh në mbretërinë e idiotëve.

Njeriu në jetë ka nevojë për 1 filxhan shkencë, 1 shishe kujdes, dhe 1 oqean durim.

Letërsia autentike nuk përputhet me diktaturat. Shkrimtari është armiku natyror i diktaturave./KultPlus.com

Të ngjajshme