‘Deri 25 vjeç, fëmijët i duan prindërit, mbi 25 i qortojnë dhe mbi 30 u kërkojnë falje’

14 Gusht, 2021 - 1:58 pm

Populli anglez njihet nga historia si kolonizator i shumë vendeve nëpër kontinente të ndryshme, njihet edhe si shtëpia e shumë mendjeve të ndritura që ndryshuan rrjedhën e njerëzimit me shpikjet dhe idetë e tyre.

Në vijim mund të lexoni disa thënie që i atribuohen këtij populli.

-Ai që shkruan e lexon asnjëherë s’do të kërkojë lëmoshë.

-Ai që mban shishen e pijes dhe i dridhen duart, pi gjak, jetën e lotët e tij dhe të familjes.

-Ai që mungon e ka gjithmonë gabim.

-Ai që shikon lojën, sheh më tepër se lojtari.

-Ajo që dimë është një pikë, ajo që nuk dimë është një oqean i tërë.

-Betimet janë fjalë, fjalët i merr era.

-Çdo virtyt është midis dy vesesh.

-Ç’vlerë ka të nxitosh kur je në rrugë të shtrembër?

-Dashurinë falja gruas, besimin nënës.

-Dembeli aq ngadalë i bën hapat, saqë varfëria shpejt e zë.

-Deri 25 vjeç, fëmijët i duan prindërit, mbi 25 i qortojnë, mbi 30 u kërkojnë falje.

-Dinjiteti i politikës është të mos humbë ndjenjën e së tërës.

-Dita ka sy, kurse nata ka veshë.

-Duke e detyruar njeriun të heshtë nuk e kemi bindur.

-Fëmijët e vegjël thithin nënën, fëmijët e rritur thithin babanë.

-Fjala e dhënë, shigjetë e shtënë.

-Gjashtë orë gjumë për burrin, shtatë për gruan, tetë për të marrin.

-Gjumi i hershëm dhe zgjimi i hershëm të bëjnë të shëndoshë, të mençur e të pasur.

-Ha që të kënaqësh veten, vishu që të kënaqësh të tjerët.

-Huadhënësit kanë kujtesë më të mirë se huamarrësit.

-Inati të plak, e qeshura të rinon.

-I riu e kërkon rininë tek e papritura, i vjetri te zakoni.

-I rrituri mes fëmijësh do kohë të bëhet fëmijë, fëmija mes të rriturish bëhet shpejt burrë.

-Janë dy njerëz pa të meta, njëri ka vdekur, tjetri nuk ka lindur akoma.

-Jeta duhet të jetë një kërkim, zbulim dhe “gjuajtje” e përjetshme dhe pambarim.

-Jeta është një gjë e madhe, e përbërë prej gjërash të vogla.

-Jeta fillon në të ‘40-tat.

-Kujdesu gjithmonë që pasqyra në të cilën shihesh mos të të bëjë të skuqesh.

-Kur varfëria hyn për dere, dashuri ikën nëpër dritare.

-Martesa është shumë më tepër sesa 4 këmbë të zhveshura në krevat.

-Miku që arriti pushtet, mik i humbur.

-Natyra na i ka dhuruar veshët, që vazhdimisht janë të hapur, dhe gojën – dhe gojën të cilën shpeshherë është mirë të mbahet mbyllur.

-Ndize qiriun e atij tjetrit por mos e fik tëndin.

-Në errësirë duhet dritë, në fatkeqësi mend.

-Nëna e mirë nuk pyet a dëshiron, por jep.

-Nëse do të pushosh gjatë, do të ndryshkesh shpejt.

-Ngul këmbë me duar të sigurta.

-Njerëzit e mençur mësojnë nga gabimet e huaja, të marrët nga të vetat.

Njerëzit pushojnë së menduari kur pushojnë së lexuari.

-Sa më i vjetër violinisti aq më i ëmbël tingulli. /shkollaesuksesit/ KultPlus.com

Të ngjajshme