Dita e Bibliotekës “Ernest Koliqi” në Prishtinë do të shënohet me shumë aktivitete

19 Maj, 2025 - 3:01 pm

Nesër, në orën 19:00, do të shënohet DITA E BIBLIOTEKËS e Bibliotekës “Ernest Koliqi”, që gjendet në Qendrën “BogdaniPolis” në Prishtinë, në ditëlindjen e 122 të Ernest Koliqit, shkrimtar e kontribues i madh i arsimit shqip në Kosovë, emrin e të cilit e mban biblioteka brenda Katedrales “Nënë Tereza” në Prishtinë.

Organizatorët kanë njoftuar se programi për këtë ngjarje është si më poshtë:  

Programi:

LECTIO MAGISTRALIS:

Prof. dr. Vehbi Miftari, “Shêjzat” – monument kulture dhe atdhdashurie

EKSPOZITË

Ekspozita me koleksionin e periodikut “Shêjzat”, nxjerrë nga Fondi i Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë, me kurator Andreas Dushi, i cili edhe do jetë përfaqësues i BKSH-ut, me një paraqitje për Koliqin.

PARAQITJE LIBRI

Ditë më parë, Sh. B. “Drita” ka botuar librin “Libri i Mallit. Poezia e Ernest Koliqit”, të autorit Vehbi Miftari, të cila do të paraqitet në këtë ditë feste.

Dita e bibliotekës do të shoqërohet me një program artistik!

Pas ekspozitës do të ketë një koktej në Agorà.

Hyrja është e hapur për të gjithë!/ KultPlus.com

Të ngjajshme