“Dosja B” në anglisht

5 Tetor, 2017 - 3:45 pm

Romani “Dosja B” i shkrimtarit Jusuf Buxhovi,botohet në anglisht.

Botuesi i njohur amerikanë “Jalifat Publishing” nga Houston bëri të ditur se këto ditë del nga shtypi “Dosja B” në përkthimin e Avni Spahiut. Botuesi amerikan njofton se promovimi i “Dosjes B” bëhet në SHBA, në disa qendra të mëdha, në fund të nëntorit kur edhe do të vihet në qarkullim në dy rrjetet më të njohura librare amerikanë si dhe në Amazon. Promovimi i romanit në anglisht parashihet të bëhet edhe në Prishtinë dhe Gjakovë./KultPlus.com

Të ngjajshme