‘Dritat e Luftës’ nga Kelmendi, një kronikë tregimtare e tri epokave më të vonshme të historisë sonë

8 Prill, 2021 - 8:28 pm

Ditë më parë, në botim të PEN Qendrës së Kosovës, doli nga shtypi libri më i ri me tregime i Binak Kelemnedit, një vëllim ky që përfshin gjithsej 20-të tregime.

“Dritat e Luftës” nga Binak Kelmendi është një kronikë artistike letrare që ndërlidh tri epokat më të të vonshme të historisë sonë: Atë të paraluftës, të luftës dhe të pasluftës së fundit.

Tregimet, sado që të tilla, në fund bëjnë një epokë dhe një cikël të vetëm, atë të bashkëkohësisë sonë nëpër të cilën defiluan dhe defilojnë njerëzit tanë: Në lufte, në paqe dhe në pasluftë.

Rrëfimet, ngjarjet dhe ndodhitë e perzonazheve në këto tregime shpërfaqen me narracionin e veçantë të autorit pa simbolika të posaçme por me një dretpërdrejtshmëri autoriale që spikat pothuaj në secilin nga to.

Tregimet e Kelmendit nuk janë të ngarkuara me personazhe. Në të shumtën e rasteve boshtin e tyre dhe si dhe vetë syzhenë e tyre e bën vetem një personazh. Kështu, autori, duket ta ketë më gtë lehtë, t’i mbajë në duar frerët e të gjitha zhvillimeve.

Ajo që i bënë më karakteristikë këto personazhe_(Halili, Zhuji, Saku, Batua, etj) është se pothujase asnjëri nga ata nuk është kryehero që ka bërë ose që bën historinë. Janë njerëz të rëndomtë që e duan jetën e lirë dhe pa pushtues dhe që për këtë dashurie japin edhe jetën ese.

“Dritat e Luftës”, shënon një hap më tej në formësimin e autorit si prozator.

Tregimet e kësaj përmbledhjeje shquhen me një stil e gjuhë te rrjedhshme e të pasur, karatkteristikë e Kelmendit edhe në veprat tjera letrare të tij. Ndërkaq, kjo është edhe pëmbledhja e tretë me tregime nga Kelmendi.

Ky autor ka të botuar edhe katër romane ndërsa merret poashtu me përkthime nga gjuha frënge në atë shqipe nga e cila ka botuar disa vepra. / KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme