‘Duhen lexuar veç librat që na hapin plagë, që na therin’

20 Shkurt, 2020 - 7:09 pm

Franz Kafka (Letër për Oskar Pollak-un, 1904)

“Mendoj se duhen lexuar veç librat që na hapin plagë, që na therin. Nëse libri që po lexojmë nuk na zgjon siç do të na zgjonte një grusht në çaçkë të kokës, atëherë pse po e lexojmë? Që të na bëjë të lumtur? O zot i madh, po ne mund të ishim të lumtur edhe fare pa libra, e librat për qejf e lumturi të vetes mund t’i kishim shkruar edhe vetë, po të ishte nevoja. Librat që na duhen janë asi që pllakosin si gjëmë, që trondisin thellësisht, si vdekja e dikujt që duam më shumë se veten, si syrgjynosje thellë në pyje larg çdo njeriu, a si vetëvrasja. Libri duhet të jetë si një sëpatë akullthyese, të çajë detin e ngrirë brenda nesh.”

Të ngjajshme