“E di se ç’mendon deputeti, kjo kafshë politike…”

2 Dhjetor, 2018 - 2:00 pm

Namik Dokle, i cili kohët e fundit i është kushtuar letërsisë, ka ndarë me miqtë e tij një rrëfim nga koha kur edhe Dritëro Agolli ishte deputet në parlament.

“Rrinim afër në parlament. Një ditë janari të vitit 1993, e pashë duke shkruar në faqen e prapme të një projektligji. Pas pak ma zgjati fletën dhe unë lexova:

Këtu ku mblidhet parlamenti,

kam vetëm një karrige…

E di se ç’mendon deputeti,

kjo kafshë politike…

Pastaj ma dha stilografin. “Po ta dhuroj”, më tha dhe më tregoi se me të kishte shkruar katër libra: “Pelegrini i vonuar”, “Lypsi i kohës”, “Njerëz të krisur” dhe “ Kalorësi lakuriq”, shkruan Dokle./ KultPlus.com

Të ngjajshme