E pashë jetën teme tu lshu degë para meje si druni i fikut të gjelbër në rrëfim

5 Nëntor, 2019 - 7:52 pm

Nga Plator Gashi

E pashë jetën teme tu lshu degë para meje si druni i fikut të gjelbër në rrëfim.

Në majë të secilës degë, sikur fik i purpurt i tultë, ni e ardhme e mrekullueshme më grishi e ma shkeli synin. Njani fik ke burrë, shpi e gazmendshme, e fëmijë, e tjetri fik ke poeteshë e famshme, e ni tjetër ke profesoreshë e shkëlqyeshme, e ni fik tjetër ke redaktori i jashtëzakonshëm Ee Gee, e ni tjetër fik ke Evropa e Afrika e Amerika Jugore, e ni tjetër fik ke Konstantini e Sokrati e Atila e ni tufë tjetër dashnorësh me emna të çuditshëm e profesione të pazakonta, e ni tjetër fik ke kampione Olimpike e kanotazhit, e rreth e rrotull këtyne fiqve pat shumë fiq të tjerë që s’un i shquejsha mirë.

E pashë veten të ulun në bigë të kësaj peme, tu dekë uni, veç se s’mu mbushke mendja se cilin fik me e zgedhë. E dojsha secilin prej tyne, po tu e zgedhë njanin i hupsha gjithë të tjerët, e, sa isha ulun e e paaftë me zgedhë, fiqtë nisën me u rrudhë e me u nxi, e, njani mbas tjetrit pikën në tokë pranë kambëve të mia.

—shkëputje nga The Bell Jar e Sylvia Plath, përkthy prej meje.

Të ngjajshme